Kandidati i Koalicionit për Kosvën Fituese, Artan Nimani ka thënë se janë 137 arsye për ta çuar Kosovën përpara.
Ai në një tubim zgjedhor në Gjakovë, ka thënë se ky qytet ka vendos për fitore.
“Sot dola para jush me ndjenjën më të thellë të përgjegjësisë dhe krenarisë – krenar për prejardhjen time, për historinë e familjes sime, për trashëgiminë e luftës dhe sakrificës që na ka sjellë deri këtu. Jam stërnipi i Mete Sylës dhe Çel Ahmetit – luftëtarë të Grykës së Kaçanikut dhe Plavë-Gucisë. Nipi i Fazli Metës, intelektual e luftëtar i pathyeshëm, i cili vuajti dekada në Goli Otok për idealet e tij. Djali i Mete Nimanit, veteran i arsimit dhe lëvizjeve çlirimtare, bashkëudhëtar i Fadil Nimanit – Komandant Tigrit, Gjeneralit të UÇK-së , e i 32 luftrtarve djem e vajza nga familja ime, të cilët u vunë në shërbim të atdheut në emblemen e UÇK-së. Po të ishte gjallë Fadili ynë, ai do të ishte sot në krah të këtyre dy liderëve, ashtu siç ishte në luftë. Sepse historia ka treguar se kush qëndron në anën e drejtë të saj. E di që na sheh nga parajsa dhe miraton vendimin tim për të kandiduar për deputet. Ne kemi 137 arsye për të thënë JO kësaj qeverie të dështuar dhe 137 arsye për të mbështetur këtë koalicion të vlerave. Para 25 vitesh, këta liderë, bashkë me shumë nga ju që jeni në këtë sallë, e sollën NATO-n në Kosovë. Sot, pas 25 vitesh, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, do ta çojmë Kosovën në NATO. Më 9 shkurt, votoni nr. 25! Vota juaj për mua është nder, obligim dhe përgjegjësi. Nëse besoni se mund të jem zëri juaj, do të jem përjetësisht mirënjohës dhe borxhli”, ka thënë ai.
Artikull i sponzorizuar.