Arta Nallbani Vokshi përkujton 7-vjeçarin e vrarë nga armiku serb

Arta Nallbani Vokshi përkujton 7-vjeçarin e vrarë nga armiku serb

Kandidatja për deputet nga radhët e PDK-së Arta Nallbani-Vokshi ka përkujtuar Leotrim Ahmetin, i cili ishte vetëm shtatë vjeç kur jeta e tij u shua dhunshëm nga dora vrastare e Serbisë.

Nallbani Vokshi, nënë e tre fëmijëve, tha se historia rrëqethëse e Letorim Ahmetit krijon tek ajo dhimbje deri në palcë sa herë e kujton atë.


“Ende nuk ka drejtësi për Leotrimin dhe as për më shumë se 1432 fëmijë të tjerë të vrarë, e jetojmë me mungesën e tyre në sofër dhe banka shkollore. Këto nuk duhet të mbeten vetëm statistika por një provë më shumë për padinë e gjenocidit serb, që duhet të adresohen”, ka thënë Arta Nallbani Vokshi.

Leotrim Ahmeti vdiq më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros. Tetë muaj pas vrasjes së Leotrimit, si luftëtar ra dëshmor edhe babai i tij Malush Ahmeti.

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video