Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së Arta Nallbani-Vokshi në kuadër të fushatës zgjedhore është pritur sot në takim nga Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit.
Arta Nallbani Vokshi, e cila në listën e PDK-së ka numrin rendor 102 për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe Drenasin për mikpritjen e ngrohtë.
“Faleminderit për pritjen dhe konsideratën tuaj kryetar. Respekt për ju dhe Drenasin. Mirënjohje!”, ka shkruar Nallbani-Vokshi.
Arta Nallbani-Vokshi është dëshmuar për zbatim të ligjit dhe efikasitet, me kompetencë dhe vlera me të cilat do t’i kontribuojë Kosovës më mirë si deputete e ardhshme. Ajo ka dëshmuar se gratë në vendimmarrje janë shembull i qeverisjes së mirë dhe performancës.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”