Arta Nallbani: Bedri Hamza – kryeministri që do të zgjidhë problemet e qytetarëve

Arta Nallbani: Bedri Hamza – kryeministri që do të zgjidhë problemet e qytetarëve

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 102, Arta Nallbani-Vokshi po vazhdon fushatën e saj për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ajo ka deklaruar se Bedri Hamza është njeriu i duhur për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.

“Nuk ka politikan të përgjegjshëm, që pretendon se po bën shtet kur qytetarët dita ditës po varfërohen, ku çmimet rriten çdo ditë, ku shëndetësia dhe arsimi janë në pikë të hallit. Bedri Hamza do të jetë kryeministri i halleve, problemeve por edhe zgjidhjeve e shpresave të juaja. Garancia është programi i PDK-së, që mban vulat e ekspertëve të mëdhenj botërorë”, ka shkruar Arta Nallbani-Vokshi në Facebook.


#BedriHamza1

#artanallbani102

#mamire

Lexo edhe

Video