Megjithëse vlerësohet se cilësia e futbollit kosovarë, e posaçërisht atij në Superligën e Kosovës në futboll është rritur, kjo nuk po ndiqet njëjtë edhe në aspektin e interesimit të tifozëve për t’i parë ndeshjet e futbollit nga tribunat.
Mungesa e investimeve në stadiumet, cilësia e lojës por edhe rastet e dhunës në fushat e lojës, po konsiderohen si faktorët vendimtar që po e zbrapsin tifozin për të qenë i pranishëm në stadiume raporton KosovaPress.
Ish-gazetari i sportit, Lulzim Shala, thotë për KosovaPress, se asnjëri nga stadiumet e futbollit në Kosovë nuk i plotëson as kushtet elementare që një tifozë të ndihet komod në tribuna.
Cilësia e lojës por edhe mungesa e klubeve nga disa qytete të mëdha të Superligës, sipas komentatorit të sportit, Arbër Loxha, janë gjithashtu arsye që po shohim prani të vogël të tifozëve në ndeshjet e Superligës.
Ndërsa, sipas analistit të futbollit, Alban Lumi, thotë për KosovaPress se dhuna ndërmjet tifozëve në disa stadiume po e zbeh fuqishëm interesimin për t’i parë ndeshjet nga afër.
Trajnerit Gani Sejdiu thotë se një tjetër shkak i kësaj mungese të tifozëve në stadiume është edhe gjendja jo e mirë ekonomike e familjeve kosovare.
Ndryshe, Superliga e Kosovës në futboll është në xhiron e 22-të saj, me Dritën dhe Ballkanin që po luftojnë për titullin e kampionit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…