Futbollistët e Arsenalit shënuan sot fitore ndaj skuadrës Chelsea me rezultat 1:0.
Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së 29-të të Premier Ligës angleze, pas së cilës ‘topçinjtë’ renditen në vendin e dytë me 58 pikë ose 12 më pak se lideri Liverpool.
Mesfushori Mikel Merino në minutën e 20-të shënoi golin e tij të pestë në këtë edicion të garave, duke i siguruar kështu tri pikë të reja ekipit të tij në Emirates.
Chelsea pas kësaj humbjeje renditet në pozitën e katërt në tabelë me 49 pikë.
Në ndeshjen tjetër skuadra Fulham mposhti Tottenham Hotspur me rezultat 2:0, ndërsa Leicester City sonte nga ora 20:00 pret skuadrën Manchester United, raporton KosovaPress.