Arsenali e nis me fitore 2025-ën

Arsenali e nis me fitore 2025-ën

Futbollistët e Arsenalit shënuan sonte fitore në udhëtim ndaj Brentford, me rezultat 3:1, në kuadër të xhiros 19 të Premier Ligës angleze.

Skuadra vendëse erdhi në epërsi me golin e Mbeumo në minutën e 13-të, pas asistimit të Damsgaard.


Topçinjtë u rikthyen për te fitorja e radhës me golat e Jezus në minutën e 29-të, Merino në minutën e 50-të dhe Martinelli në minutën e 53-të.

Pas fitores së 11-të në këtë edicion të garave, ekipi i Mikel Arteta ngrihet në vendin e dytë të tabelës me 39 pikë, gjashtë më pak se lideri Liverpool. Ndërsa për Brentford kjo ishte humbja e nëntë në këtë sezon dhe ekipi mbetet në pozitën e 12-të me 24 pikë.

Lexo edhe

Video