Është arrestuar një person i dyshuari pasi nga shtëpia e tij kishte gjuajtur me armë zjarri.
Kështu ka njoftuar policia në raportin 24 orësh, duke thënë se për arrestimin e të dyshuarit kanë intervenuar njësitet e specializuara të PK-së NJSI dhe K-9.
“Janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një armë e shkurtër pistoletë, 13 fishekë 9 mm, 64 fishekë të pushkës së gjuetisë, 12 gëzhoja 9 mm, dy karikatorë, rrip brezi për fishek, dy antiplumb dhe telefon”, thuhet në raportin e policisë.
Derisa nuk raportohet për persona të lënduar.
“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, përfundon njoftimi.