Arrestohet një person në Prizren, policia gjeti në shtëpinë e tij 70 qese me narkotik

Arrestohet një person në Prizren, policia gjeti në shtëpinë e tij 70 qese me narkotik

Në Prizren është arrestuar një i dyshuari pasi që në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 70 qese me substancë të dyshuar narkotike, transmeton KosovaPress.

Sipas policisë, nga këto substanca të sekuestruara, pesha e llojit marihuanë është prej 93.4 gram, dy qese me substance të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 5.62 gram, një peshore, një telefon, disa qese plastike të zbrazëta për paketim të narkotikëve, dy pako me rizlla dhe një grinder.


“Rr. Enver Haradinaj, Prizren 13.03.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 70 qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 93.4 gram, dy qese me substance të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 5.62 gram, një peshore, një telefon, disa qese plastike të zbrazëta për paketim të narkotikëve, dy pako me rizlla dhe një grinder”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton KosovaPress.

Më tej thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit pasi që kishte urdhër arrest aktiv për vuajtje dënimi.

Lexo edhe

Video