Arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një person në Gjakovë

Një person është arrestuar sot rreth orës 09:00, pasi gjatë një kontrolli, me urdhër të gjykatës në Gjakovë, në vendbanimin e tij në Shkozë-Malishevë, janë gjetur dhe sekuestruar disa armë.


Në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë për Gjakovë thuhet se janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një armë automatike me një karikator, 32 fishekë dhe dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është ndaluar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë, raporton KosovaPress.

Lexo edhe

Video