Arrestohet njё person i dyshuar pёr vrasje nё tentativё

Arrestohet njё person i dyshuar pёr vrasje nё tentativё

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë.

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, më 11 shkurt rreth orës 17:10, është njoftuar nga spitali rajonal ne Pejё, se njё person ёshtё pranuar i lënduar, që dyshohet nga mjeti i mprehtë (thikё).


Policia njofton se menjëherë ju ka përgjigjur rastit, nё vendin e ngjarjes nё rrugën “Adem Jashari” nё Pejё, dhe nё Spitalin Rajnal nё Pejё.

“Pas pak kohe ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari nga njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftim.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video