Mesditën e sotme, është arrestuar kryetari i Tiranës Erion Veliaj nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë në ambientet e Bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij, raportojnë mediat në Shqipëri.
Sipas raportimeve pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit.