Arrestohet i dyshuari për vjedhje të arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren

Policia e Kosovës pas një pune intensive hetimore ka arrestuar një person për vjedhje në një argjendari në Prizren më 13 janar 2025.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, ku nga argjendaria ishin vjedhur rreth 3 kilogramë ar dhe 1 kilogram argjend në vlerë rreth 168.000 euro.


Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren është kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit dhe objektet përcjellëse në Greme të Ferizajt, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi-prova të shumta ndërlidhëse me rastin, si dhe automjeti me të cilin është kryer vepra penale.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbahet në ndalim 48 orë. Rasti në hetim.

Lexo edhe

Video