Tre persona janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e disa veprave penale. Kështu ka njoftuar drejtoria rajonale e policisë në Pejë duke thënë se pas një pune intensive ёshtё arritur arrestimi i tyre.
Policia poashtu ka bërë me dije se dy nga tё dyshuarit kishin urdhër arrest aktiv.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 27/28.11.2024, ka arrestuar tre persona tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale: Vjedhje, mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve, sulm, vepra tё kryera nё Rajonin e Pejёs dhe nё qytetin e Gjakovёs”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, tё dyshuarit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, pёr tё vazhduar me procedura tjera ligjore.