Arrestohen katër persona në veri

Arrestohen katër persona në veri

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë M.P – 20 vjeçar, L.K – 22 vjeçar, A.S – 23 vjeçar dhe B.D – 29 vjeçar.


“Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilët kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti arrestojnë të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 17.03.2025 në një kafiteri në rrugën “Xhon Kenedi”, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshje, të lënduar kanë mbetur viktimat M.P 33-vjeqar dhe  27-vjeqare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe ende ndodhen nën përkujdesje mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit  për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve, gjithashtu i inkurajon qytetarët që të raportojnë rastet e ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.

Lexo edhe

Video