Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar të mërkurën katër persona në Pejë të cilët dyshohet të kenë kryer veprat penale vrasje në tentativë, lëndim i lehtë trupor si dhe pjesëmarrje në rrahje, raporton KosovaPress.
Arrestimi ka ardhur pas një rrahje që raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit” të mërkurën pak para mesnate.
“Deri te rrahja dyshohet se ka ardhur derisa tre tё dyshuarit e kanё sulmuar tё dyshuarin e katёrt dhe viktimёn, me ç’rast i dyshuari i katёrt duke pёrdorur mjetin e mprehtë [thikё], ka therur me thikё dy nga tё dyshuarit tё cilёve iu ka shkaktuar lёndime trupore”, bëri të ditur Policia e Kosovës, transmeton KosovaPress.
Të dyshuarit më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
Sipas njoftimit, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, tre nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё ndёrkaq, njёri nga të dyshuarit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt, përcjellë KosovaPress.