Arrestohen gjashtë persona tё dyshuar pёr veprën penale “Vrasje nё Tentativё”

Arrestohen gjashtë persona tё dyshuar pёr veprën penale “Vrasje nё Tentativё”

Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime në Pejё, në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë gjashtë persona tё dyshuar për “Vrasje në tentativë”.

Policia ka bërë me dije se me datë 29 janar rreth orës 14:50, janë njoftuar se në rrugën “Mikel Marku” nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje. Policia ka thënë se menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendin e ngjarjes, janё gjetur dhe sekuestruar: tri (3) gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, njё (1) gёzhojё kalibёr 6.6.1mm, njё (1) fishek i gjallё dhe njё (1) kokё plumbi.


Policia ka bërë me dije se një i dyshuar tjetër është ende në arrati.

“Lidhur me rastin ёshtё intervistuar viktima dhe njё i dyshuar ditën e incidentit, nga i dyshuari ёshtё sekuestruar: njё (1) Pistoletё 6mm. Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, nё bashkёpunim me Prokurorin e shtetit, pas njё pune intensive kanё arritur tё identifikojnë dhe arrstojnё gjashtё (6) persona tё dyshuar lidhur me kёtё rast, nga tё dyshuarit janё sekuestruar: njё (1) Armё (me mulli) dhe njё (1) Pistoletё (lodёr ne formё shkrepse), ndёrsa njё (1) i dyshuar ende ёshtё nё arrati”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, katёr (4) nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa dy (2) nga ta janё liruar nё procedurё te rregullt.

Lexo edhe

Video