Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës njoftoi të enjten se ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, raporton KosovaPress.

Sipas njoftimit, ata u arrestuan në një “operacion të befasishëm” që ndërmori sot Policia e rajonit të Prishtinës.

Bëhet fjalë për një 25 vjeçar dhe një 19 vjeçar – të dy shtetas të Republikës së Kosovës, raporton KosovaPress.


“Ndërmarrja e  veprime hetimore dhe veprime të tjera operative  të kryera nga njësiti i hetimeve të kryeqytetit, ka  rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve D.G. 25 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe L. Rr. 19 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Operacioni është përcjellë edhe me gjetjen e dy motoçikletave si dhe dy trotineteve elektrik, të cilët dyshohet të jenë të vjedhur, raporton KosovaPress.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me Prokurorin e Shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video