Arrestohen dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në Lipjan

Arrestohen dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në Lipjan

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të  Lipjanit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura nëpër disa xhami në fshatra të ndryshme të komunës së Lipjanit.

Sipas policisë, rastet ishin denoncuar në polici përgjatë vitit 2023 dhe 2024, ku dyshohej se, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme e në disa raste kishin dëmtuar dhe asgjësuar edhe pasuri në objektet e xhamive.


“Që nga deponimi i  denoncimeve, policia në vazhdimësi ka ndërmarrë një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjeve si dhe identifikimin e të implikuarve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, progresi i hetimit të rasteve rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve: J. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, L. K, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët  me rekomandimin e prokurorit të shtetit  u dërguan në mbajtje prej 48 orësh.

Ndërkaq ndaj tyre u iniciua një hetim në drejtim të veprave penale “Vjedhja:, “Vjedhja e Rëndë” si dhe “Asgjësim apo Dëmtim i pasurisë”.

Lexo edhe

Video