Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve.
Sipas policisë sot rreth orës 02:00 të mëngjesi, gjatë patrullimit të rregullt nё pikё kontrolli një patrullë policore ka ndaluar veturën e markёs JEEP, ku gjatё kontrollit të personit dhe veturës ёshtё gjetur dhe sekuestruar: njё armё pistoletё TT M 57 7.62×25 mm dhe njё karikator i tё njëjtës armё.
“I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, lirohet nё procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.