Arrestohen 16 persona gjatë aksionit policor

Arrestohen 16 persona gjatë aksionit policor

Policia e Kosovës arrestoi 16 persona gjatë aksionit të zhvilluar të mërkurën në jug të Mitrovicës, veri, Leposaviq, Vushtrri dhe Skenderaj.

Ata dyshohen për kryerje të veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Aksioni i Policisë vjen pas hetimeve disa mujore.


Policia tha se janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione në jug të Mitrovicës, veri të Mitrovicës, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq. 

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës tha se si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, 13 persona shkojnë në ndalim prej 48 orësh.

Lexo edhe: https://kosovapress.com/policia-e-kosoves-me-aksion-ne-jug-dhe-veri-te-mitrovices

Lexo edhe

Video