Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30-Lista konservatore, Arbër S. Tolaj po merr mbështetje nga qytetarët për të qen deputet në legjislaturën e ardhshme.
Në disa fotografi e video të publikuara nga Tolaj ai shihet në mes simpatizantëve, siç ka qëndruar çdoherë edhe afër edhe në profesionin e tij.
Ai shihet në mes të qytetarëve teksa ishin nisur për në tubimin e hapjes zyrtare që u mbajt në Prishtinë
“U nisëm për Kosovën Fituese. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 137, Ramush Haradinaj 1, Arbër Tolaj 34”.
Arbër S. Tolaj kandidat për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit. Arbëri me profesion është doktor kirurg specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë, ish deputet i kuvendit gjatë periudhës 2017-2019, person i njohur jo vetëm për komunën e Pejës dhe rrethinës, por edhe më gjerë, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Gjatë kohës së luftës nuk shërbeu vetëm si ushtar, por ushtroi edhe profesionin e tij që t’iu ndihmoj të gjithë ushtarëve të lënduar.
Gjatë funksionit të deputetit në kuvendin e Kosovës në periudhën 2017-2019 ishte zëri më i fuqishëm për zhvillimin e shëndetësisë si për nga ana profesionale ashtu edhe infrastrukturore për të cilat shëndetësia në Kosovë, respektivisht qendra klinike universitare e Kosovës QKUK, kishte më së shumti nevojë.
Doktor Arbëri është ai i cili do të mund që të ndryshojë sistemin shëndetësor në Republikën e Kosovës.