Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arbër Behluli, ka marrë pjesë në tubimin madhështor të kësaj partie sonte me qytetarë në Mitrovicë si pjesë e fushatës zgjedhore të 9 shkurtit.
Djali i ikonës së muzikës shqipe Shkurte Fejza, ka falënderuar përzemërsisht mitrovicasit për mikpritjen, duke konfirmuar se me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova dhe e ardhmja e saj do të jetë ma e mirë.
“Sonte, ju i dhatë shtysë fitores tonë më 9 shkurt. Mirënjohës!”, ka shkruar Arbër Behluli në Facebook.
Behluli, i cili për herë të parë ia mësyn garës për deputet, është zotuar se do të angazhohet që secili qytetar të ketë një zë në ndërtimin e një Kosove ma të mirë për të gjithë. Ai në listën zgjedhore të PDK-së mban numrin 24.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”