Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite (PIF) do të paguajë 3.5 miliardë dollarë për të blerë divizionin e lojërave të zhvilluesit Niantic, që përfshin lojën e njohur Pokémon Go.
Loja përfshin lojtarët që ecin në botën reale për të gjuajtur krijesa që mblidhen, të cilat shfaqen në ekranin e telefonit të tyre duke përdorur realitetin e shtuar (Augmentet Reality – AR).
Pavarësisht se është lansuar pothuajse një dekadë më parë, Pokémon Go mbetet një nga lojërat mobile më të fituara në botë, me 30 milionë lojtarë aktivë çdo muaj.
Kjo marrëveshje shënon hapin më të fundit të Arabisë Saudite për të zhvilluar industrinë e saj të lojërave, në të cilën ka shpenzuar miliarda funte gjatë viteve të fundit, shkruan BBC News.
Lojërat e tjera të Niantic, si Monster Hunter Now dhe Pikmin Bloom, përfshihen gjithashtu në këtë blerje, së bashku me njerëzit që punojnë për t’i krijuar ato, raporton KosovaPress.
PIF i Arabisë Saudite kontrollohet nga Princi Mohammed bin Salman, qeveria e të cilit është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.
Një raport i Kombeve të Bashkuara i vitit 2019 tha se “Arabia Saudite është përgjegjëse” për vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi, e cila akuzë është hedhur mohuar nga Riadi zyrtar.