Ancelotti rrezikon 4 vjet e nëntë muaj burg

Ancelotti rrezikon 4 vjet e nëntë muaj burg

Një seancë gjyqësore për mashtrim tatimor kundër trajnerit aktual të Real Madridit, Carlo Ancelotti, është caktuar për të mërkurën e ardhshme, më 2 prill.

Prokuroria Publike e Madridit akuzon trajnerin italian se nuk i ka paguar në kohën e duhur thesarit publik rreth një milion euro në vitet fiskale 2014 dhe 2015, gjatë përvojës së tij të parë në krye të kampionëve aktualë të Evropës, përcjellë KosovaPress.


Për këtë arsye prokuroria kërkon dënimin me katër vjet e nëntë muaj burg.

Përpara seancës, sipas burimeve ligjore të konsultuara nga “ANSA”, ka ende vend për një marrëveshje të mundshme mbi pranimin e fajësisë.

Në atë rast, marrëveshja do të zyrtarizohej. Seanca do të fillojë në orën 10:00 në seksionin e 30-të të Gjykatës Provinciale të Madridit.

Lexo edhe

Video