Ancelotti për ndeshjen me Milanin: Është e veçantë për mua

Ancelotti për ndeshjen me Milanin: Është e veçantë për mua

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se merengezët janë të pikëlluar për përmbytjet që vranë mbi 200 njerëz në Spanjë, kështu që polemika për Topin e Artë i përket së shkuarës.

Milani do të udhëtojë nesër në “Bernabeu” për të takuar ish-mesfushorin dhe trajnerin e tyre Ancelotti.

Skuadra e tij Real Madrid nuk ka luajtur një ndeshje konkurruese për 10 ditë, duke pasur parasysh se ndeshjet e fundjavës në La Liga kundër Valencias u shtynë pas përmbytjeve të forta që vranë mbi 200 njerëz në zonën e Valencias.

Duke folur për “Sky Sport Italia” para ndeshjes, Ancelotti refuzoi të nxiste polemika pasi ai dhe Real Madridi kishin refuzuar të udhëtonin në Paris për ceremoninë e Topit të Artë javën e kaluar.


“E vërteta është se ne jemi të trishtuar për atë që ndodhi në Spanjë. Ne jemi të trishtuar sepse diçka e pabesueshme po ndodh. Ajo që ndodhi javën e kaluar [ceremonia e Topit të Artë] është e kaluara”, tha fillimisht Ancelotti, përcjellë KosovaPress.

Real Madridi po kalon ngritje dhe ulje pavarësisht nënshkrimit të Kylian Mbappé në verë dhe humbi ndeshjen e fundit kundër Barcelonës 4-0.

“Ne kurrë nuk kemi pasur një identitet të qartë dhe nuk e duam një të tillë,” këmbënguli Ancelotti. Ne duhet ta përshtatim stilin tonë të lojës me grupet e aftësive të lojtarëve. Nuk kemi qenë në maksimumin tonë deri më tani. Duhet të jemi më të qëndrueshëm dhe do ta arrijmë me kalimin e kohës”, theksoi italiani.

Ai foli gjithashtu edhe për ballafaqimin me ish-skuadrën e tij, Milanin.

“Është një ndeshje e veçantë për shkak të së kaluarës sime. Milani nuk e nisi mirë, por ata janë gjithmonë të rrezikshëm sepse kanë kualitet të madh në sulm. Ata kanë potencial të madh; ndoshta nuk e kanë përmbushur ende, por ne duhet të jemi gati për një lojë të vështirë”, tha në fund Ancelotti.

Lexo edhe

Video