Ambasadorja ukrainase në gjendje të renduar gjatë takimit të tensionuar Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase në gjendje të renduar gjatë takimit të tensionuar Trump-Zelensky

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova u pa duke mbajtur kokën me duar teksa shikonte takimin e nxehtë mes Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit amerikan Donald Trump, sipas një fotoje të bërë brenda dhomës nga Kaitlan Collins e CNN.

Të dy udhëheqësit, së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance – u panë në një përplasje të tensionuar në Zyrën Ovale, mbi natyrën e mbështetjes së SHBA për luftën e Ukrainës kundër Rusisë.


Zelensky shpreson t’i bëjë thirrje SHBA-së për ndihmë të vazhdueshme të sigurisë gjatë udhëtimit të tij në Uashington. Collins tha se e gjithë diplomacia e Trump “është personale”, ndërsa Zelensky mori një qasje të ndryshme: të qenit “i drejtpërdrejtë në opinionet e tij”.

Collins tha se zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas dhe amerikanë ishin gjithashtu në dhomë gjatë shkëmbimit. Përpara se gazetarëve t’u kërkohej largimi, Collins tha se ajo e pyeti Trumpin nëse ai dhe Zelensky mund të bënin ende përparim sot në negociatat dhe “ai tha, ‘do të shohim’ në thelb”.

Trump dhe Zelensky ishte paraparë të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet dhe një konferencë të përbashkët për media, gjë që të dyja sipas Shtëpisë së Bardh janë anuluar.

Lexo edhe

Video