Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Altin Krasniqi po vazhdon rrugëtimin e tij politik për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka thënë se PDK-ja dhe Bedri Hamza kryeministër, i nevojiten Kosovës më shumë se kurrë.
“Vasileva dhe Korrotica e Epërme kanë vetëm një mesazh: Partia Demokratike e Kosovës dhe Bedri Hamza Kryeministër, i duhen vendit më shumë se kurrë,” ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.
Altin Krasniqi mban numrin 20 në listën zgjedhore të PDK-së dhe synon të ndjekë gjurmët e familjes së tij në shërbim të Kosovës.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”