Alarm për qytetarët: Platforma “Pulse Glide” si skemë mashtrimi në Kosovë

Alarm për qytetarët: Platforma “Pulse Glide” si skemë mashtrimi në Kosovë

Platforma “Pulse Glide”, në hulumtim të parë nga Afrika Jugore, ka filluar të përdoret nga qytetarët e Kosovës, si një metodë për të investuar dhe gjeneruar të hyra financiare. Megjithatë, shumë sinjale paralajmëruese dhe raportime të përdoruesve sugjerojnë se “PulseGlide” mund të mos jetë një ndërmarrje e ligjshme, por më tepër një mashtrim ose skemë piramidale përmes së cilës do të mund të shkaktohen humbje të konsiderueshme financiare të qytetarëve të Kosovës (dhe jo vetëm), shkruan The Geopost.

Por a është kjo një mundësi e sigurt, apo një skemë e rrezikshme financiare?

“Raportime të shumta nga përdoruesit dhe analiza të ekspertëve sugjerojnë se kjo platformë mund të jetë një skemë mashtruese, e ngjashme me skemat piramidale që kanë shkaktuar humbje të mëdha financiare”, thuhet nw hulumtimin që tregon për rreziqet që mund të vijnë nga përdorimi i kësaj platforme, me prejardhje nga Afrika Jugore, transmeton KosovaPress.


Çka është “Pulse Glide – ScooterRentingCompany?

PulseGlide (që operon përmes pggle.com, më herët edhe si pulseglid.com e që është mbyllur) prezantohet si një kompani që merret me qiranë e skuterëve elektrikë. Ajo pretendon se ofron shërbime me skuterë elektrikë në mbarë botën dhe madje fton përdoruesit të “bëhen partnerë” në biznes.

Llogaria e Pulse Glide e hapur në Kosovë

Megjithatë, shumë shenja paralajmëruese dhe raportime të përdoruesve sygjerojnë se “PulseGlide” mund të mos jetë një ndërmarrje e ligjshme, por më tepër një mashtrim ose skemë piramidale. Faqja e saj në internet u lansua në fund të vitit 2024 dhe reklamon statistika të ekzagjeruara (p.sh., “7 milionë përdorues në mbi 30 vende”) që duken të dyshimta, duke pasur parasysh mungesën e plotë të prezencës reale në terren, transmeton KosovaPress.

Lexo edhe

Video