Sot Al Trade Maeket ka hapur pikën e saj të radhës në Drenas, duke zgjeruar kështu praninë e saj në tregun kosovar dhe duke sjellë shërbime edhe më të mira për konsumatorët.
Marketi i hapur sot ofron një gamë të gjerë produktesh, duke filluar nga sektori i ushqimeve, higjienës, veshmbathjeve, tekstilit, pajisjeve për shtëpi dhe teknologjisë së fundi dhe teknikës së bardhë, derisa me hapjen e kësaj pike janë punësuar 25 punëtorë të dedikuar, të cilët sigurojnë që çdo klientë të marrë shërbimin e duhur për çdo pyetje ose nevojë që mund të ketë.
Njëri ndër partnerët e ATC, Avni Hoti u shpreh se rruga e kompanisë ka qenë e mbushur me sfida, por mbështetja e konsumatorëve dhe partnerëve ka qenë çelësi i suksesit, raporton KosovaPress.
“Falë besimit dhe përkrahjes suaj, rruga jomë po vazhdon me sukses. Dhe jam i bindur se sukseset tona të përbashkëta do të vijojnë edhe në të ardhmen. Një falënderim i veçantë shkon për familjen Gashani, Morina, Hoti të cilat me durimin dhe mbështetjen e tyre ndër vite kanë qenë shtyllë kryesore. Ne nuk kemi qenë gjithmonë të përsosur, por forca jonë ka qenë pikërisht mbështetja e familjes. Na priftë e mbara”, tha Hoti.
Derisa u theksua se një nga arsyeje e suksesit të Al Trade Market është partneriteti i fortë mes liderëve te saj, si Argjend Gashani, Avni Hoti, Avdi Morina, të cilët ia shtruan themelet e rritjes dhe zhvillimit të kompanisë.
“Një nga arsyet e suksesit të Al Trade Market është partneriteti i fortë mes liderëve të saj, si Argjend Gashani, Avni Hoti, Avdi Morina, të cilët ia shtruan themelet e rritjes dhe zhvillimit të kompanisë, dhe kjo është vetëm fillimi. Secila ditë e re sjellë mundësi të reja për t’u rritur dhe për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve tanë. Përveç sektorëve të materialeve ndërtimore në Fushë Kosovë dhe këtu në Drenas, Al Trade Market është i pranishëm në tre qytete të Kosovës, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas, me markete që ofrojnë një gamë të gjerë produktesh për çdo nevojë të familjes suaj. Këtu mund të gjeni gjithçka, nga sektori i ushqimeve, higjienës, veshmbathjeve, tekstilit, pajisjeve për shtëpi dhe teknologjisë së fundi dhe teknikës së bardhë”, tha ai, raporton KosovaPress.
Me rastin e inaugurimit të këtij dyqani, Al Trade Market ofron zbritje dhe çmime të arsyeshme të artikujve të ndryshëm për konsumatorët.
/KosovaPress/