Aksidentohen dy motoçikleta dhe një veturë në Prishtinë

Aksidentohen dy motoçikleta dhe një veturë në Prishtinë

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani, në Prishtinë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 17:00 kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në  QKUK. Me rastin merret njësiti i trafikut të Kryeqytetit”, tha Ahmeti./KosovaPress

Lexo edhe

Video