Aksidenti tragjik në Ranillug nuk ishte vetaksident, arrestohet shoferi i kamionit

Aksidenti tragjik në Ranillug nuk ishte vetaksident, arrestohet shoferi i kamionit

Policia e Kosovës ka arrestuar shoferin e një kamioni pas aksidentit në rrugën Domoroc – Hodonoc të Ranillugut, ku mbetën të vdekur dy vajza dhe një tjetër u lëndua.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas shikimit të kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se nuk ka të bëjë me vetaksident, por me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit, 55-vjeç, si pasojë e kthimit të pasigurt, ka penguar lëvizjen e automjetit, i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi mjetin në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundoi e rrokullisur jashtë rrugës.


I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë, ndërsa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rrethanat e këtij aksidenti vazhdojnë të hetohen nga hetues policorë të aksidenteve në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, transmeton KlanKosova, përcjell KosovaPress.

Lexo edhe

Video