Një person me veturën Golf me targa vendore nuk është ndalur në pikën e kontrollit të njësitit policor, me ç ‘rast gjatë ikjes ka shkaktuar aksident dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Gjilan, ku gjatë kontrollimit të veturës, është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 18.7 gram e ndarë në nëntë paketime dhe para të gatshme.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori. Rasti nën hetime.