Aksident në Greqi, vdes 47-vjeçari nga Tirana

Aksident në Greqi, vdes 47-vjeçari nga Tirana

Një aksident ka ndodhur sot në zonën e Peristerit në Athinë, ku si pasojë një taksist shqiptar humbi jetën. 

Gentian Kamberi, 47-vjeç nga Tirana, drejtonte mjetin Taxi me targa TAB-3674 kur është përplasur me mjetin me targa ITK-9340 që drejtohej nga 22-vjeçarja greke Ekaterina Caci, raporton tch.


Me këtë rast janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e saj, përcjell KosovaPress.

Policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Lexo edhe

Video