Aksident i rëndë në Vushtrri, vdes shoferi i autobusit dhe lëndohen disa nxënës

Aksident i rëndë në Vushtrri, vdes shoferi i autobusit dhe lëndohen disa nxënës

Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten paradite në komunën e Vushtrrisë ku ka vdekur shoferi i një autobusi dhe janë lënduar disa persona.

Policia tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën lokale në fshatin Galicë të Vushtrrisë.

“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar  se ka humbur jetën shoferi i  automjetit  viktima  H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë pasagjeret që ndodheshin në automjet”, njoftoi Policia e Kosovës.


Sipas Policisë, nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë “pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e  rrugës ku për pasojë vetura  përfundon jashtë rrugës”.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se aksidenti ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc.

Idrizi tha se nxënësit janë duke marrë trajtim në emergjencën e spitalit në Vushtrri.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në komunën tonë gjatë paradites së sotme. Në një aksident që ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc”, shkroi Idrizi në Facebook.

Lexo edhe

Video