Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, një i vdekur

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, një i vdekur

Një person ka humbur jetën dhe një tjerë ka pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti sot rreth orës 13:40, në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë Sheremet Elezaj ka thënë për KosovPress se sipas të dhënave të para në aksident është përfshirë një motoçikletë.


“Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje, ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa Njësia rajonale e komunikacionit rrugor është duke trajtuar rastin.

Lexo edhe

Video