Xhudistët e Kosovës vazhdon të tregojnë formë të mirë edhe në Grand Slam Paris 2025 duke fituar gjithsej tri medalje, prej tyre një të argjendtë dhe dy të bronzta.
Xhudisti Akil Gjakova shënoi katër fitore, por pësoi në finale nga Shakhram Amadov i Uzbekistanit duke fituar medaljen e argjendtë.
Në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë ai mposhti me Ippon, francezin Peter Jean. Në xhiron e radhës mposhti me Ippon, japonezin Shusuke Uchimara, dhe në çerekfinale mposhti me yuko garuesin nga Azerbejxhani, Rashid Mammadaliyev. Në gjysëmfinale ai mposhti me Wazaari, garuesin nga italian Manuel Lombardo.
Kampionia olimpike Nora Gjakova fitoi medaljen e parë në karrierë në kategorinë -63 kg pasi në betejë për medaljen e bronztë ishte më e mirë se kundërshtarja holandeze Joanne Val Lieshout.
Më herët xhudistja tjetër kosovare Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë duke mposhtur kundërshtaren e saj nga Emiratet e Bashkuara Arabe.