Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi duke komentuar tubimin elektoral në Dardanë, ka thënë se është një frymë që tregon organizim e mobilizim të strukturës, por edhe interesim të jashtëzakonshëm për të ndryshuar gjendjen dhe për t’i dhënë kahje Kosovës në rrugën e zhvillimit e integrimit.
Isufi ka shkruar në Facebook se do të vazhdojnë investimet e mbetura përgjysmë e do t’i nisin të rejat, duke pasur parasysh zonën kufitare dhe lidhjen me bashkëkombasit tanë në Kosovën Lindore.
“Dardana po e jep sinjalin në mbështetje të vizionit e programit praktik, për Kosovën Fituese 137”, ka thënë ai.
Ahmet Isufi në listën e koalicionit për Kosovën Fituese, mban numrin 40.