Anësori i Barcelonës, Lamine Yamal do të zgjasë kontratën e tij me klubin e La Ligës përtej vitit 2026, tha të mërkurën agjenti i tij Jorge Mendes.
17-vjeçari spanjoll, i cili fitoi çmimin Golden Boy 2024 për të mbyllur një vit në të cilin ai ndihmoi vendin e tij të fitonte Kampionatin Evropian, ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 16 asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Barçën .
Si produkt i akademisë së Barçës, Yamal ka luajtur 86 herë për klubin katalanas që kur bëri debutimin e tij për të rriturit në prill 2023, përcjellë KosovaPress.
“Lamine do të vazhdojë te Barca, gjëja e rëndësishme tani është të mendojmë për çështjet sportive”, tha Mendes për mediat spanjolle pas një takimi me presidentin e Barçës, Joan Laporta në Lisbonë.
Barcelona viziton skuadrën portugeze Benfica për ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve sonte në mbrëmje.