Aeroporti Heathrow mbyllet si pasojë e zjarrit

Aeroporti Heathrow mbyllet si pasojë e zjarrit

Aeroporti Heathrow do të jetë i mbyllur të premten për shkak të ndërprerjes së rrymës si pasojë e një zjarri.

Qindra fluturime u anuluan.

Heathrow, aeroporti i dytë më i ngarkuar në botë, paralajmëroi për “ndërprerje të konsiderueshme” gjatë ditëve në vijim dhe u tha pasagjerëve që të mos udhëtojnë “në asnjë rrethanë” derisa të rihapet.


Të paktën 1.351 fluturime për dhe nga Heathrow mund të anulohen sot, sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve Flightradar24.

Implikimet do të shtrihen shumë më gjerë se Heathrow dhe mund të ndikojnë në fluturimet shumë më larg, shkruan BBC.

Zjarri në nënstacion ka lënë më shumë se 4.900 shtëpi pa energji elektrike dhe 150 njerëz janë evakuuar nga pronat përreth.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Lexo edhe

Video