Abdixhiku: Nuk jap dorëheqje dhe nuk e quaj dështim rezultatin e këtyre zgjedhjeve

Abdixhiku: Nuk jap dorëheqje dhe nuk e quaj dështim rezultatin e këtyre zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se nuk do të jap dorëheqje nga kreu i partisë. Edhe pas rezultatit të sotëm të procesit zgjedhor, ai tha se për këtë do ta merr përgjegjësinë vet dhe se do i jap llogari vetëm LDK-së.

Kështu u shpreh ai në konferencë për media, për çka theksoi se nuk e quan dështim rezultatin e këtyre zgjedhjeve.


Sipas Abdixhikut, LDK është partia e tretë, i cili ka treguar të dhënat që kanë mbledhur nga komisionerët. Ai tha se sipas numërimeve të votave nga komisionerët dhe vëzhguesit e LDK-së, LDK në këtë proces ka marrë pjesë 18.14 për qind, 158 mijë e 54 vota. LVV ka 39.88 për qind, pra 347 mijë e 543 vota dhe PDK ka marrë 21.84 për qind, pra 190 mijë e 363 vota.

“Dua t’i shpalli rezultatet përfundimtare që janë marrë nga komisionerët dhe vëzhguesit e LDK-së, janë rezultate preliminare dhe nuk janë të përfshira votat e mërgatës, po ashtu nuk janë të përfshira votat me kusht e në të njëjtën kohë kërkoj mirëkuptim prej partive të tjera sepse më duhet të flas edhe për përqindjet e partive të tjera. Sipas numërimeve të votave nga komisionerët dhe vëzhguesit tanë në proces zgjedhor kanë marrë pjesë 871 mijë e 478 qytetarë. LDK në këtë proces ka marrë pjesë 18.14 për qind, 158 mijë e 54 vota. LVV ka 39.88 për qind, pra 347 mijë e 543 vota. PDK ka marrë 21.84 për qind, pra 190 mijë e 363 vota. Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 7.62 për qind, pra 66 mijë e 365 vota. Lista për familjen ka marrë 1.5 për qind, pra 13 mijë e 98 vota”, deklaroi ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video