Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur sonte tubim zgjedhor në Podujevë, në të cilën elektoratit iu bë thirrje të votojnë për ndryshimin e madh më 9 shkurt.
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së Lumir Abdixhiku ka përmendur projektet që do të realizojnë si qeverisje, përfshirë edhe përfundimin e punimeve në magjistralen që lidh Podujevën me Prishtinën.
Ai kërkoi votën e qytetarëve të Podujevës, duke i sugjeruar për kujdes se kush do përfitojë nga vota e tyre.
“Pa Llap nuk ka LDK, e pa LDK, nuk ka as Llap. Për katër vjet të plota ju keni pa se si premtimet e mëdha kthehen në fjalë të thata, pamë e dëgjuam pushtetin derisa flet, bëri përçarje e sharje. Është koha të flasim ne, të flasim me dy gishta lart. Jemi tjetër nivel”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku ka ftuar të pranishmit që nesër t’i bashkëngjiten tubimit përmbyllës të fushatës së LDK-së në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë nga ora 18:00.
Kujtojmë, të dielën në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.