Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në tubimin zgjedhor në Gjilan, ka thënë se në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit shkojnë vetëm për fitore.
Ai tha se kur eksperimentet dështojnë, qytetarët kanë një adresë, e cila sipas tij është Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nga Gjilani, Abdixhiku, shpalosi programin zgjedhor duke dhënë një varg premtimesh për këtë komunë dhe jo vetëm.
Abdixhiku përsëriti zotimin se në javën e parë të qeverisjes së tij do të rrisin pagat në sektorin publik dhe pensionet.