Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar nuk kanë pas asnjë takim me asnjë parti politike në Kosovë, sidomos me Lëvizjen Vetëvendosje, me të cilën nuk kanë, nuk duan dhe nuk punojnë për një bashkëpunuam me ata.
Abdixhiku i bëri këto komente pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, e cila zgjatë më shumë se pesë orë, ose sic tha ai edhe më e gjata në historinë e mbledhjeve të kësaj partie.
“Nuk kemi pas asnjë takim me asnjë parti në Kosovë, sidomos nuk kemi pas takim me partinë në pushtet. LDK e ka të qartë politikë karshi LVV, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunuam me ta, pra ky është pozicion i qartë i LDK-së para elektoral dhe elektoral. LDK nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit, ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë tani dhe po ashtu kemi thënë se LDK nuk synon dhe nuk do të punojnë për një qeveri afatshkurta, pra pa zgjidhjen e çështjes bazike të presidenti që përcakton edhe zgjedhjet e ardhshme nacionale të Kosovë, LDK nuk beson që do të ketë stabilitet qeveritar dhe për qeveri afatshkurtra nuk është e interesuar fare, nuk do të përsëritim gabimet paraprake të futje në qeveri në afat shkurtër”, tha ai.
Pasi që është pyetur për reagimet e kandidatëve për deputet të kësaj partie rreth çështjeve të votave të mërgatës, Abdixhiku tha se çdo kandidatë mund t’i adresojë vërejtjet në institucionet përkatëse.
“Kemi diskutuar dhe se çdo kandidatë duhet të adresoj vërejtjet në institucionet përkatëse, për çdo gjë, qoftë për çështje procedurale të KQZ-së, qoftë për çështje të hetuesisë, mbështesim secilin hetim të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ruajtja e votës, ruajtja e votës së brendshme, ruajtja e votës ndërpartiake është gjeja më e shenjtë…nuk mund të pretendojmë rrënim të procesit zgjedhor vetëm se është rrit LDK, nuk mund të pretendojmë zhvlerësim të votës për një kandidat të mërgatës, vetëm pse partia në pushtet nuk i ka marrë 51 mandate siç ka pretenduar ”, shtoi ai.
Kjo ishte mbledhja e parë e kryesisë së LDK-së, që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ku LDK mori gjithsejtë 171 mijë e 249 vota, edhe pse ky numër mund të lëvizë për shkak të rinumërimit të 15 vendvotimeve, procesi i cili ka nis sot, dhe rinumërimit të 1631 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së, të cilat do të rinumërohen pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa.