Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka publikuar një video, në të cilën shihet kryeministri aktual Albin Kurti, duke bërë një premtim për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës.
Kurti kishte thënë se ky aeroport do të funksionalizohet me dy shërbime bazë, kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët, përcjell KosovaPress.
“Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet me dy shërbime bazë, kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët”, kishte deklaruar kryetari i LVV-së, Albin Kurti.
Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku krahas kësaj videoje ka shkruar në Facebook se “ndryshimi po vjen, me të dhe fundi i politikës së premtimeve që s’kanë peshë më shumë se një fushatë”.