Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës për 17-vjetorin e pavarësisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe anëtarë tjerë të LDK-së, të cilët nderuan figurën dhe kontributin e Rugovës në shtet formimin e Kosovës.


Abdixhiku theksoi rëndësinë e vizionit të Rugovës për një Kosovë të pavarur dhe demokratike, duke vlerësuar rolin e tij historik në procesin e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, si dhe vizionin e tij për aleancën me perëndimin.

Më 17 shkurt, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova. Ata shprehën mirënjohje për rolin e tij historik në rrugën drejt pavarësisë së vendit.

Lexo edhe

Video