Abazi: Është koha për vendin tim

Abazi: Është koha për vendin tim

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mustaf Abazi, ka thënë se është koha që diaspora të ketë vendimmarrje direkte politike por edhe për investime në Kosovë.

Abazi është i lindur në Sollobojë të Podujevës, i cili shumicën e jetës e ka kaluar në diasporë.

Ai në një video të postuar në Facebook, ka shkruar se këtë vit i mbush 35 vite jetë, veprimtari në Gjermani.

Në Gjermani ai ka disa biznese të cilat thotë se po i ecin mirë dhe ka disa vite që është kryetar i Rrjetit të bizneseve shqiptare në Gjermani


“Është koha për vendin tim, është koha që diaspora të ketë vendimmarrje direkte politike por edhe për investime në Kosovë. Tash është koha për vendin tim e kam zgjedhur këtë slogan sepse për veten time jam i përmbushur dhe pas 35 viteve punë në Gjermani, tash është koha për vendin tim sepse nevoja për të dëgjuar zërin e mërgatës në Kuvend është e madhe. Unë mendoj që sot ë jem zëri më i artikuluar i mërgatës në Kuvendin e Kosovës. Sjellja e diasporës sonë në Kosovë për të investuar, jo për të blerë banesa e toka, por për të hapur fabrika  , për të hapur vende puna. Me LDK-në dhe me mua si Kuvend kjo është e mundur”, tha ai.

Lexo edhe

Video