Qytetarët kanë komentuar deklarimet e shefes së diplomacisë Donika Gërvalla para disa ditësh për kthimin e mërgimtarëve në Kosovë.
Gërvalla kishte deklaruar se “çdo herë” në aeroplan takon njerëz që po kthehen në Kosovë nga Gjermania, Suedia, Zvicra e shtete të tjera.
Këto deklarime ngjallën reagime të shumta, por më shumë tallje. Për deklaratën e kryediplomates, KosovaPress ka pyetur edhe qytetarët e Prishtinës.
Fatime Statovci thotë se gjendja ekonomike në Kosovë nuk është e mirë, por kjo nuk ka ndikuar që vajza e saj të rikthehet nga Londra për të jetuar në atdhe.
Bedri Tahiri thotë se tregon se Gjermania është më përpara, por Kosova nuk qëndron keq.
Rexhep Ibishi ka tre djem në Gjermani. Ai tregon se ata po kthehen, por jo për të jetuar.
Qytetarja Gjyka Balidemaj thotë se deklaratat të tilla janë të kota, pasi paga në Gjermani nuk mund të krahasohet me atë në Kosovë.
Ndërsa Mysli Nishori thotë se Kosova është vendi më i mirë për jetesë në botë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.