A do të japin dorëheqje pas certifikimit të rezultateve, deklarohet Kurti

A do të japin dorëheqje pas certifikimit të rezultateve, deklarohet Kurti

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se qeveria aktuale deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke qenë në rolin e kujdestarit për të garantuar funksionimin e pandërprerë të shtetit.

A konsiderohet shkelje ligjore nëse anëtarët e qeverisë nuk japin sot dorëheqje? • KosovaPress

Ai ka thënë se ligji parasheh që Qeveria dhe të gjithë anëtarët e saj vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre, duke respektuar plotësisht kufizimet e parashikuara nga neni 30 të Ligjit për Qeverinë e Kosovës, si dhe kërkesat e Kushtetutës.

Postimi i plotë në Facebook:

Më 23 mars 2025, mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga unë si kryeministër, përfundoi zyrtarisht dhe kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë, e cila efektivisht është sikur qeveria në dorëheqje e mandateve të mëhershme të të tjerëve.


Certifikohen rezultatet e 9 shkurtit • KosovaPress

Kjo është hera e parë që një Qeveri e Kosovës ka përfunduar me sukses mandatin e plotë kushtetues, duke shënuar një kapitull të ri të stabilitetit institucional në Republikën tonë demokratike.

Në përputhje me nenin 29, paragrafin 1, nënparagrafin 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Kosovës, mandati i secilit anëtar të Qeverisë po ashtu përfundoi më 23 mars, bashkë me përfundimin e mandatit të Qeverisë, pa pasur nevojë për aktin shtesë dhe formal të dorëheqjes prej posteve të tyre përkatëse sipas nënparagrafit 1.3 të po të njëjtit paragraf dhe nen.

KQZ u rikujton partive dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë • KosovaPress

Në këtë rast, Ligji parasheh që Qeveria dhe të gjithë anëtarët e saj vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre, duke respektuar plotësisht kufizimet e parashikuara nga neni 30 të Ligjit në fjalë, si dhe kërkesat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, Qeveria jonë (që në popull quhet Kurti 2) do të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo e vendos Qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve. Ju faleminderit për mbështetjen.

Lexo edhe

Video