A do të hyjë PDK në koalicion me VV, flet Enver Hoxhaj

A do të hyjë PDK në koalicion me VV, flet Enver Hoxhaj

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mohuar çdo mundësi për koalicion me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve, duke thënë se do të ishte tradhti ndaj elektoratit.

“Qëndrimi ynë përfundimtar, final, është një JO e madhe koalicionit me Vetëvendosjen. Do të ishte tradhti ndaj elektoratit të PDK-së nëse bëhet një koalicion mes nesh dhe Vetëvendosjes. Ajo është një parti që ka treguar se ndjek një politikë me tendenca autoritare, e ka goditur sistemin gjyqësor, mediat dhe opozitën. Ka sjellje problematike me partnerët e jashtëm dhe ka tradhtuar orientimin tonë perëndimor. Prandaj, PDK nuk mund të bashkëpunojë me një subjekt të tillë politik, i cili i ka bërë dëme të mëdha vendit,” ka deklaruar Hoxhaj në “Rubikon” të Klan Kosovës.


Kjo deklaratë konfirmon se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të shqyrtojë asnjë mundësi për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, duke u pozicionuar qartë në spektrin politik të vendit.

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video